Për 24 orë shiten 10 000 bileta për takimin me Milanin në Shkup

No image

Interesim i jashtëzakonshëm për takimim e dytë të play offit të UEFA Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit. Për pak më shumë se 24 orë janë shitur 10 000 bileta.

Përballjet e play offit të UEFA Europa League ndërmjet Shkëndijës dhe Milanit kanë zgjuar interes shumë të madh në opinion. Pasi skuadra italiane kumtoi shitjen e numrit të madh të biletave për ndeshjen e parë që më 17 prill do të luhet në San Siro, rëmujë e vërtetë ka ndodhur pasi të enjten dolën në shitje biletat edhe për ndeshjen e kthimit më 24 gusht në Shkup. Për pak më shumë se 24 orë interesimi ka rezultuar shumë i madh, fluks i madh qytetarësh në rradhë kanë pritur për tu furnizuar me biletë për spektaklin e 24 gushtit, duke çuar në 10 000 numrin e biletave të shitura për kohë rekorde.

Për shkak të interesit të madh KF Shkëndija apelon te të gjithë dashamirët e saj që në kohë të sigurojnë biletë për ndeshjen e dytë Shkëndija-Milani, për të shmangur pakënaqësitë që mund të vijnë nga shitja e gjithë kapacitetit të stadiumit “Telekom Arena” edhe pse deri në ditën e ndeshjes ka thuajse edhe dy javë.

Për informacione rreth bieltave na shkruani në [email protected]