Osmani: Paraqitje e pafalshme, por me rëndësi mbetet kualifikimi

No image

Kuqezinjtë për herë të parë shohin veten në raundin e dytë eliminator të Champions League, pasi eliminuan 12-të herë kampionin e Uellsit, The New Saints me rezultat të përgjithshëm 5:4. Pas triumfit 5:0 në ndeshjen e parë në Shkup, Shkëndija u mund bindshëm 4:0 në transfertë por gjithsesi avanson më tej. Pas ndeshjes trajneri Osmani nuk ka fshehur hidhërimin për paraqitjen dhe humbjen, por vlerëson se më me rëndësi mbetet kualifikimi dhe mësimi që skuadra duhet të ketë marrë nga kjo përballje.

Mendoj se ndikoi rezultati 5:0 nga ndeshja e parë në Shkup, kur unë vlerësova se kam mundësi të ndryshoj formacionin që në fushë u pa se gabova. Por me rëndësi është që Shkëndija është në raundin e dytë të Champions League. Besoj se ky do të jetë edhe një mësim i mirë për ne për të ardhmen. Kjo ishte ndoshta paraqitja jonë më e keqe, por e përsëris se më me rëndësi mbetet kualifikimi”, u shpreh trajneri Qatip Osmani në konferencën për shtyp pas ndeshjes me The New Saints.