Osmani: Fitore me vlerë në terren të vështirë

No image

Triumfi 2:1 në fushë të Sileksit në kuadër të xhiros së gjashtë në LPFM me gol të shënuar në kohën shtesë vlerësohet me nota pozitive nga trajneri Osmani që sërish potencon se skuadra mundet edhe më mirë.


Gjithsesi sipas teknikut kuqezi futbollistët nuk mundën të zhvillojnë lojën e dëshiruar në një terren jo aq ideal, ndërsa vendimtar ishte klasi i Ibraimit në çastet e fundit të takimit.

Edhe pse nuk e luajtëm lojën tonë më të mirë, me rëndësi është që morrëm tre pikët. Kemi përmendur shpesh karakterin e skuadrës dhe sot ekipi dëshmoi edhe një herë pasi kur me 10-të lojtarë pranuam gol më pas reaguam duke shënuar golin e fitores. E përsëris se nuk ishim në nivelin tonë dhe arsyeja mbase është te gjendja e terrenit që nuk lejonte të zhvillojmë lojën që duam, rrjedhshëm si në ndeshjet e kaluara“, deklaroi trajneri Qatip Osmani.