Opinioni i trajnerit pas ndeshjes me A. Pandev

No image
• Përsëriten gabimet me realizimin e shanseve para portës kundërshtare
• Realisht sot nuk ishim aq dominues ndaj rivalit
• S’mjafton të krijojmë raste, për rezultate duhen gola
• Mosefikasitet sjell humbje të vetëbesimit në skuadër
• Është evidente se kemi nevojë për ndryshime
Kuqezinjtë nuk kanë nisur sipas planit sezonin e ri në LPFMV, pasi u mundën 1:0 në transfertën me Akademia Pandevin. Përsëriten problemet me efikasitetin pasi shpërdorohen shumë raste, ndërsa ekzekutimi i bukur i Sashko Pandevit nga gjuajtja e lirë (56′) sjell disfatë në xhiron e parë. Qatip Osmani: “Është evidente se na përsëriten gabimet me realizimin dhe konkretizimi i rasteve para portës kundërshtare. Kjo gjë na ndodhte edhe në lojat në Europë, por edhe në takimet kontrolluese. U munduam me disa ndryshime të jemi më konkret, fatkeqësisht nuk i’a arritëm edhe pse krijuam disa raste. Normal nuk mjaftojnë vetëm rastet, pasi duhet të shënohet”.

Qatip Osmani: “Sigurisht pas rasteve që i patëm humbet vetëbesimi. Na duhet goli për të kthyer besimin brenda grupit që gjatë kohë e presim. Realisht sot nuk ishim aq dominues si dimë të jemi ndaj ekipeve tjera, ndoshta edhe loja në fushë aty ku pritet ideja për lojë dhe pasimi i fundit nuk ishte në nivel. Kur mblidhen gjithë këto humbja është e pashmangshme“.

Qatip Osmani: “Sigurisht është evidente se duhet të ndryshohet diçka. Çfarë ndryshimi do të shohim, por ndyshim duhet“.