Mici: Titullin se vë në dyshim, me respekt ta fitojmë Renovën

Mbrojtësi i majtë i Shkëndijës flet me optimizëm për këtë kampanjë të kuqezinjëve, me besim të plotë që skuadra do të shfaqë potencialin ndaj kundërshtarëve. Ekipi të shtunën luan me Renovën takimin e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa Mici beson se ekipi do të sjellë reagimin e duhur pas dështimeve në dy ndeshjet e fundit kampionale. Për Micin nuk ka asnjë dyshim nëse Shkëndija është e denjë për të fituar titullin, por ‘rëshqitjet’ janë të paevitueshme për çdo skuadër që luan me orar të ngjeshur në tre fronte. Tiranasi fton publikun të jetë në numër të madh në tribuna, ndërsa potencon se qëllimi do të arrihet vetëm me qasje serioze dhe respekt për kundërshtarët në çdo ndeshje.

Mici: “Për mendimin tim nuk do të thoja fjalën krizë, pasi kemi një humbje dhe një barazim. Besoj se u ndodh gjitha skuadrave si që kemi pa këto kohë edhe Barcelona dhe Reali, skuadra të mëdhaja që kanë pasë ndeshje që nuk kanë fituar. Mendoj se është thjeshtë çështje lodhje dhe pasi janë ndeshjet e ngjeshura dhe ekipi vjen pas një periudhe të ngarkuar edhe në Champions League dhe Europa League. Për mendimin tim është thjesht krejt normale që do ketë një far lodhje, por besoj se ka ardhë momenti i duhur që ne të rikthehemi me një fitore bindëse në kampionat.”

Tashmë mund të themi je akomoduar te Shkëndija, por për herë të parë do të luash me Renovën. Çka mund të presim nga kjo përballje?

Mici: “Po është e vërtetë që ndjehem mjaft mirë te ky ekip dhe te ky qytet. Jam përshtatur mjaft mirë falë presidentit, falë trajnerit, falë stafit dhe më së shumti shokëve të skuadrës. Është e vërtetë që ky është derbi i parë për mua por besoj se do të jetë ndeshje si gjithë tjerat të cilën ne do ta vlerësojmë në maksimum dhe të marrim tre pikët e rradhës.”

Ke parë ndonjë takim të Renovës? Një mendim apo vlerësim për Renovën!

Mici: “Kam parë pak a shumë gjitha skuadrat në Maqedoni dhe mendoj se çdo skuadër në qoftë së nuk vlerësohet atëherë do të bëhet shumë e vështirë siç na u bë Pobeda në shtëpi që humbëm ndeshjen. Kështu që vlerësim maksimal për ­çdo skuadër në mënyrë që të marrim tre pikët, ndryshe do jetë shumë e vështirë.”

Deri sa ju jepni maksimumin në terren, ndjehet mbështetja e publikut apo keni ndonjë apel, keni nevojë që të rikthehen të mbushet stadiumi si në të kaluarën?

Mici: “Kam dëshirë që stadiumi të jetë me sa mbaj mend ndeshjen me Vardarin, ka qenë stadiumi plot. Kam dëshirë që çdo ndeshje të jetë ashtu, gjithë tifozët të jenë të gatshëm dhe të na mbështesin qoftë edhe kur s’kemi pasur rezultate këto ndeshje apo kur fitojmë pasi futbolli për ata luhet, nuk luhet për njëri-tjetrin. Shpresoj që të jenë sa më të shumtë në stadium, sepse edhe ne do ta kemi më të lehtë të motivohemi dhe ta fitojmë ndeshjen, ta mbyllim sa më shpejtë.”

Shkëndija të duket e gatshme për titull pavarësisht lodhjen që përmendët?

Mici: “Nuk kam asnjë pikë dyshimi që Shkëndija është për titull. Thjesht si që e thash këto dy ndeshje ka ndikuar paksa lodhja, por Shkëndija ka objektiv të vetëm titullin dhe ne do ta realizojmë atë.”

Më herët përmendët që jeni adaptuar mirë te Shkëndija. Je angazhuar si mbrojtës i majtë që ka detyrë parësore të mbrojë, por vijnë edhe golat. Do bësh ende gola deri në fund të sezonit?

Mici: “Është e vërtetë pasi më pëlqen ky ekip pasi mentaliteti gjithmonë është që të sulmojmë dhe jo të mbrohemi dhe normal mënyra e lojës se si lozin çunat ma bën më të lehtë edhe mua që të dal përpara dhe të gjendem pse jo edhe para portës. Detyra ime primare është të mbroj, në qoftë se do kem mundësi të jap asist dhe gola, pse jo.”

Sa është e rëndësishme këto dy javë në pauzë ekipi të shkojë me fitore?

Mici: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme pasi kështu do të jemi më të qetë të shijojmë pak ditë pushim dhe të mbledhim energji për pjesën e mbetur të kampionatit.”​

➡️ MaYa.mk
Share Now

Related Post