Mësohen 5 kundërshtarët e mundshëm për në Champions League

APOEL (Qipro), Qarabag (Azerbejxhan), Sheriff (Moldavi), The New Saints (Wels) dhe Videoton (Hungari), janë kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në raudin e parë eliminator të Champions League.

Të martën në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për eliminatoret e Champions League-s, ndërsa UEFA sot ka bërë ndarjen e ekipeve në grupe, duke shkurtuar rrethin e kundërshtarëve të mundshëm. Shkëndija si jo bartëse është tërhequr në Grupin 1, ndërsa nga pjesa e bartësve si kundërshtarë të mundshëm janë APOEL-i i Qipros, Qarabag nga Azerbejxhani, Sheriff i Moldavisë, The New Saints nga Wels dhe kampioni i Hungarisë, Videoton. Shorti për caktimin e dysheve të xhiros së parë eliminatore të Champions League hidhet të martën në Nyon të Zvicrës me fillim në orën 12:00.

 

Share Now

Related Post