Mbyllen përgatitjet në Slloveni, “kuqezinjtë” rikthehen në shtëpi

No image

Shkëndija sot ka zhvilluar dy seancat e fundit stërvitore në Slloveni, ndërsa në mbrëmje ekspedita është nisur drejt Tetovës ku do të vijojnë përgatitjet për sfidat me Daçian në eliminatoret e Liga Evropës.

Me dy seancat e sotme stërvitore skuadra ka përfunduar përgatitjet dy javore në Moravske Toplice të Sllovenisë. Gjithë këtë periudhë ekipi a punuar në ngritjen e nivelit të përgatitjes fizike, ndërsa u zhvilluan tre ndeshje kontrolluese në të cilat përveç se testohej forma e ekipit, në të njejtën kohë komponohej skuadra për sfidat që e presin në eliminatoret e Liga Evropës. Shkëndija regjistroi tre barazime me rezultat identik 1:1 në kontrollueset me Bad Radkersburg nga Austria, Inter Zapreshiqin e Kroacisë dhe kampionin slloven, Maribor.

FOTOGALERIA E PLOTË

“Kuqezinjtë” rikthehen në Tetovë ku do të vijojnë me seancat stërvitore para takimit të parë të eliminatoreve të Liga Evropës me Daçian e Moldavisë më 29 qershor në Strumicë. “Kuqezinjtë” rikthehen në Tetovë ku do të vijojnë me seancat stërvitore para takimit të parë të eliminatoreve të Liga Evropës me Daçian e Moldavisë më 29 qershor në Strumicë.