-
H 1:0
- Attendance10 000
- ||, UEFA Europa League Q1
- 2016-07-21 20:00
- Shkup
Shkëndija vazhdon të shkruajë faqet më të lavdishme të historisë së saj, duke arritur kualifikim të raundin e tretë të eliminatoreve të Europa Leagues. Neftçi shpëtoi një javë më parë në Baku kur nxori barazim 0:0, mirëpo në ndeshjen e kthimit Besart Ibraimi gjeti rrjetën duke realizuar golin e vlefshëm avansim në raundin e rradhës. Kundërshtari i radhës është Mlada Boleslav nga Çekia.
Pas Krakovias së Polonisë para djemve ‘kuqezi’ dorëzohet edhe Neftçi nga Baku i Azerbajxhanit. Dy ekipe të favorizuara dhe që i’u gëzuan shortit që i vuri përballë Shkëndijës. Mirëpo matematika nuk u doli mirë dhe të dy këta opontent vetëm se u bënë pjesë e rrugës historike të ‘kuqezinjëve’ drejt xhiros së tretë. Shkëndija e entuziazmuar nga kalimi i raundit të parë me dy fitore përballë Krakovias, në ndeshjen e parë me Neftçin në Baku kishin dominim të plotë dhe vetëm mungesa e fatit sportiv u mohoi fitoren. Mirëpo kompensimi erdhi në takimin e kthimit kur goli i Ibraimit mjaftoi për fitoren 1:0, e mjaftueshme për të vazhduar garat në arënen ndërkombëtare. Shkëndija nisi e orientuar në sulm dhe kanosjen e parë e solli Zhunior, goditja e fortë e të cilit u ndal nga Santini. Pak më vonë tenton portën Demiri që nuk gjen kuadrantin, ndërsa në anën tjetër Zahov kontrollon tentimin e Gurbanovit. Shkëndija vazhdoi të jetë më konkretë dhe Ibraimi humbi dy rastet e rradhës, para se Zahov të përgjigjet mirë në goditjen e Abdyllayevit nga gjuajtja e lirë. Momenti i ndryshimit dhe historisë erdhi në minutën e 31. Todorovski avanson përpara, kombinon dyfishtë me Radeskin dhe asiston para portës, ku Hasani mashtron kundërshtarët duke lënë topin të kalojë mes këmbëve, ndërsa Ibraimi me goditje të saktë shënon për epërsi 1:0 dhe delirium në tribuna. ‘Kuqezinjtë’ morrën atë që kërkonin dhe meritonin, ndërsa deri në fund mundej dhe duhej të sjellin edhe golin e dytë. Pas një ore lojë kundërsulm i Shkëndijës dhe duel i portierit Santini me Hasanin, mirëpo arbitri vlerëson loja të vazhdojë. Gjërat u bënë më të lehta për Shkëndijën në minutën e 72-të kur reprezentuesi i Maqedonisë në rradhët e Neftçit, Vançe Shikov ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe del nga loja me të kuq. Azerët provuan të kërkojnë shansin e tyre me një futbollist më pak, mirëpo 10-të minutat e fundit Shkëndija krijoi disa mundësi të mira shënimi. Fillimisht Santini përgjigjet mirë në bombën e Todorovskit, ndërsa vetëm një minutë më vonë Ibraimi bën slalom në zonën kundërshtare, mirëpo traversa shpëton Neftçin. Në sulmin e rradhës Ibraimi del vetë me porterin kundërshtar por tregohet i gabuar vendimi për të provuar të shënojë në mënyrë efikase me parabolë, ndërsa në minutën e dytë të kohës shtesë Alimi depërton në zonë, mirëpo godet vetëm skaj portës. Gjithë këto huqje mund të ndëshkoheshin në minutën e 5-të të kohës shtesë (arbitri tregoi 4 minuta kohë shtesë), mirëpo këtu fati ishte me Shkëndijën që pret në këtë mënyrë biletën për raundin e tretë dhe cakton dy duelet e rradhës me Mlada Boleslav të Çekisë.
SHKËNDIJA-NEFTÇI 1:0 (1:0)
Stadiumi ‘Filipi i Dytë’ në Shkup
Shikues: 10 000
Arbitër: Erik Lambrechts nga Belgjika
Arbitra anësorë: Karel De Rocker dhe Jo de Veirdt (Belgjikë)
Delegat: Cravford Vilson (Irlandë e Veriut)
Golashënues: Ibraimi 31’ (Shkëndija)
Kartona të verdhë: Zhunior (Shkëndija), ndërsa Hajiyev, Shikov 2 dhe Jairo (Neftçi)
Karton i kuq: Shikov 72’ (Neftçi)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi (Juffo 90’+3’), Cuculi, Ibraimi (Pollozhani 86’), Hasani (Taipi 90’+1’), Radeski, Zhunior, Demiri, Todorovski, Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
NEFTÇI: Santini, Jairo, Abdullayev, Gurbanov (Mammadov 87’), Agaev, Hajiyev (Imamverdiyev 80’), Muradbayli (Gurbanli 83’), Shikov, Isayev, Melnjak, Castillo
Trajner: Veli Kasumov
Leave us a reply