-
A 0:0
- Attendance6000
- ||, UEFA Europa League Q1
- 2016-07-14 18:00
- Baku
‘Kuqezinjtë’ barazojnë pa gola në transfertën me Nefçin në Baku të Azerbajxhanit, në ndeshjen e parë ta raundit të dytë të Liga Evropës.
Shkëndija zhvilloi ndeshje shumë të mirë duke dominuar dhe administruar lojën gjithë kohën, ndërsa krijoi disa mundësi të shkëlqyeshme që duhej të ishin shfrytëzuar për epërsi para ndeshjes së kthimit të enjten e ardhshme në Shkup. Ibraimi sjell goditjen e parë në minutën e 4-t, mirëpo jashta portës. Në minutën e 8-të asist perfekt i Ibraimit për Radeskin, i cili kalon portierin dhe drejton topin në portën e zbrazët, mirëpo vendasit shpëtojnë me shumë fat pasi topi ndalet në shtyllë. Në minutën e 13-të vendasit zhvillojnë kundërsulm të shpejtë, mirëpo Hajiyev godet skaj portës. Në minutën e 26-të pas një rivënie nga këndi Ibraimi provon të majtën, mirëpo shpëton Santini. Nefçi provonte me goditje nga distanca që nuk sillnin rrezik për portën e Zahovit, ndërsa ‘kuqezinjtë’ kishin autoritet në fushë dhe vazhdimisht krijonin aksione që megjithatë nuk sollën ndryshim dhe në pauzë skuadrat shkuan me rezultatin e fillimit 0:0.
Fillimi i pjesës së dytë solli një të majtë të fortë të Hajiyevit, që zgjidhet mirë nga Zahov. Në minutën e 65-të bombë e Ibraimit nga distanca, mirëpo Santini arrin me vështirësi të kontrollojë topin. Shkëndija humbi disa mundësi të mira me Zhunior dhe Ibraimi, ndërsa në minutën e 74-t pas një diagonale të Cuculit, Todorovski shërben me të parën për Radeskin, mirëpo për pak shpëton mbrojtësi vendas që kthen topin drejt portierit. 9-të minuta para fundit, e majtë e fortë e Ibraimit jashta portës vendase. Në minutën e 88-të pas një harkimi në zonë Muradbayli kanoset rrezikshëm me kokë, mirëpo pak mbi traversën e Zahovit. Deri në fund nuk pati ndryshim, kështu që skuadrat u ndanë me barazim pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shkup të enjten e ardhshme.
NEFÇI-SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi “Bakçell Arena” në Baku
Shikues: 6 000
Arbitër: Sergei Tsinkevich (Bjellorusi)
Arbitra anësorë: Evgeni Romanov dhe Vitali Malyutin (Bjellorusi)
Delegat: Dmitri Bokeria (Gjeorgji)
Golashënues: \
Kartona të verdhë: Agaev (Nefçi), ndërsa Alimi, Vujçiq (Shkëndija)
Karton i kuq:
NEFÇI: Santini, Jairo, Abdullayev, Gurbanov (Elshan 86’), Agaev (Imamverdiyev 78’), Hajiyev, Muradbayli, Shikov, Isayev, Melnjak, Castillo.
Trajner: Veli Kasumov
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi (Pollozhani 90’+2’), Hasani, Radeski, Zhunior, Demiri, Todorovski, Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
Leave us a reply