Lama dhe Fetahi huazohen te Gostivari

No image

Shkëndija dërgon në kalitje dy lojtarët e rinjë dhe me perspektivë. Gostivari do të jetë stacion i rradhës për Fetahin dhe Lamën që pritet të kenë më shumë hapsira në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë. 

Sulmuesi Bashkim Lama dhe mesfushroi ofenziv Ersin Fetahi sezonin e ardhshëm do të luajnë te KF Gostivari në formën huazimi. Shkëndija vendos t’i dërgoj dy futbollistët e rinjë dhe perspektiv në kalitje të Gostivari, pasi konkurenca në taborin “kuqezi” do të kufizonte hapsirat e tyre për të luajtur. Duke parë moshën që kanë, dy lojtarët kanë nevojë për tu aktivizuar vazhdimisht dhe te Gostivari në Ligën e Dytë pritet të gjejnë minutazhin e dëshiruar. Duke ndihmuar KF Gostivarin, pritet të përfitojnë edhe vetë Lama e Fetahi, të cilët duke luajtur vazhdimisht pritet të fitojnë përvojën e duhur dhe të nevojshme për lojtarë të rinjë.