Kuqezinjtë vazhdojnë punën në shtëpi

Pas dy ditëve të lira pas kthimit të skuadrës nga Sllovenia ku u zhvillua faza kryesore e përgatitjeve për pjesëmarrjen në eliminatoret e UEFA Champions League, futbollistët e Shkëndijës sot janë rikthyer në stërvitje. Ekipi do të punojë në ‘shtëpi’ deri të shtunën, ndërsa të dielën skuadra udhëton drejt Estonisë ku të martën do të zhvillojë ndeshjen e parë të xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League përballë kampionit të Estonisë, FC Nomme Kalju.

Share Now

Related Post