Kuqezinjtë testojnë Elmir Asanin

No image

Mesfushori 22 vjeçar është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore në Slloveni ku testohet nga stafi teknik i Shkëndijës. Asani luajti pjesën e dytë të kontrollueses me Domzalen, duke shënuar golin në barazimin 1:1 me Domzalen.

 

Pas tre ditëve punë intenzive dhe testin e të së shtunës me Domzalen (barazim 1:1), futbollistët e Shkëndijës sot në program kanë rikuperim. Ekipi do të mund të shfrytëzojë pak pushim, për të vijuar nga e hëna me ritëm të shtuar. Pjesë e ekipit në fazën përgatitore në Slloveni është edhe Elmir Asani, i cili qëndron në prova dhe stafi teknik do të japë vlerësim nëse do të vijë deri te bashkëpunimi për të ardhmen. Bëhet fjalë për futbollist 22 vjeçarë që luan si mesfushorë dhe sulmues krahu, ndërsa së fundmi ishte pjesë e ekipit serb Zemun. Asani ka lindur në Novi Sad të Serbisë, shkollën e futbollit e ka kaluar te Vojvodina, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Sloga Temerin dhe Vozdovac. Ai kishte rastin të luajë për Shkëndijën në tesin me Domzalen, ndërsa pikërisht emrin e tij e mban goli i barazimit. Asani do të vazhdojë të punojë me ekpin në Slloveni,  ndërsa në bazë të performansës stafi teknik do të vendosë nëse do t’i afrohet kontratë bashkëpunimi me Shkëndijën.