Kuqezinjtë javën e ardhshme testohen nga Renova dhe Makedonija Gj.P.

No image

Futbollistët kuqezi kanë mbyllur javën e parë të përgatitjeve dimërore dhe stafi teknik gradualisht zmadhon intensitetin dhe ngarkesën në seancat stërvitore.

Në bazë të planprogramit (periodizimit) të ekipit të parë për këtë periudhë të përgatitjeve janë planifikuar të zhvillohen dy ndeshje kontrolluese.

Kështu të mërkurën (16 janar) në qendrën sportive në Tetovë kuqezinjtë do të kenë testin e parë me Renovën, ndërsa më 20 janar (e diellë) poashtu në Tetovë pason kontrolluesja me Makedonija Gj.P..

Testet në Tetovë:

  • 16/01 (Mërkurë) Shkëndija – Renova, ora 13:00 (Qendra Sportive)
  • 20/01 (Dielë) Shkëndija – Makedonija GJ.P., ora 13:00 (Qendra Sportive)

Orari i ndeshjeve kontrolluese në Turqi:

  • 24/01 Shkëndija vs FC Grasshopper (Zvicër) – ora 15:00 (CET) Maxx Royal Sport Center, Belek
  • 28/01 Shkëndija vs FC Orenburg (Rusi) – ora 18:00 (CET) Gloria Serenity Sport Center, Belek
  • 01/02 Shkëndija vs FC St. Polten (Austri) – ora 15:00 (CET) Susesi Sport Center, Belek
  • 04/02 Shkëndija vs ??? – pritet konfirmim i kundërshtarit