Kuqezinjtë fillojnë fazën e dytë përgatitore në Turqi

No image

Ekspedita e Shkëndijës është vendosur në Antalia të Turqisë ku deri më 5 shkurt do të zhvillohet faza e dytë e përgatitjeve dimërore.

Antalia do të jetë baza e kuqezinjëve në dy javët e ardhshme. Ekspedita kuqezi sot ka udhëtuar drejt tokës turke ku në periudhën në vazhdim përveç seancave stërvitore janë programuar edhe 4 ndeshje testuese me kundërshtarë cilësorë. Stafi teknik në përbërje ka 30 futbollistë, prej të cilëve 4 janë portierë, ndërsa me ekipin janë bashkuar dy aktivizimet e fundit Agim Ibraimi dhe Zeni Husmani. Remzifaik Selmani nuk është pjesë e ekspeditës, pasi kryesia dhe lojtari kanë vendosur që 6 muajt e ardhshëm të huazohet te Llapi i Podujevës në Kosovë.

Orari i ndeshjeve kontrolluese në Turqi:
24/01 Shkëndija vs FC Grasshopper (Zvicër) – ora 13:00 (CET) Maxx Royal Sport Center, Belek
28/01 Shkëndija vs FC Orenburg (Rusi) – ora 16:00 (CET) Gloria Serenity Sport Center, Belek
29/01 Shkëndija vs FC St. Polten (Austri) – ora 13:00 (CET) Susesi Sport Center, Belek
04/02  Shkëndija vs Zeljeznicar (BeH) – ora 17:00 (CET) Susesi Sport Center, Belek