Komenti i trajnerit pas fitores me Bellasicën

No image

Shefi i stafit teknik Ernest Gjoka flet pas transfertës në Sttumicë të fituar 3:0 nga kuqezinjtë.

• Fitorja na jep besim dhe kjo është ajo që po na mungon ne
• Mendoj se kaluam mirë pasi ishte një detyrë për ta mbaruar
• Duhet akoma më shumë ta zhvillojmë atë lidhjen shpirtërore
• Mund të bëjmë një hap akoma më të mirë në lojën në Rumani

Shkëndija bën detyrën në Strumicë. Totre (53′) dhe dy herë Ibraimi (pen. 83′ dhe 87′) sollën triumfin 3:0 në fushë të Bellasicës dhe trajneri Ernest Gjoka vlerëson tre pikët para udhëtimit drejt Rumanisë për ndeshjen me Botaşanin në raundin e dytë eliminator të UEFA Europa League.

Ernest Gjoka“Sigurisht që fitorja na jep besim dhe kjo është ajo që po na mungon, sepse seriozisht mendoj se skuadra prodhon lojë por kemi ngërç te goli dhe kur nuk shënohet edhe sulmuesët hyjnë në  presion pasi futbolli është edhe lojë psikologjike. Por gjithsesi unë mendoj se sot kaluam një transfertë, sigurisht ishte një detyrë për ta mbaruar sot këtë ndeshje me tre pikë. Por nuk jemi të qetë, duhet akoma më shumë qetësi, të jemi më afër njëri tjetrit për të filluar të ndërtojmë skuadrën e re që gjithë e dini se gradualisht po kalojmë një cikël të ri, me gjithë ato lojtarë të ri.”

Ernest Gjoka: “Mendoj se kjo skuadër ka cilësi brënda, por thjesht duhet akoma më shumë të krijojmë atë lidhjen shpirtërore dhe lidhjen tekniko taktike në fushë që të japim maksimumin. Por duhet të punojmë gjithë bashkë, të jemi më afër skuadrës që këtë ekip të ri ta fillojmë ta ndërtojmë ngadalë dhe me baza të forta”.

Ernest Gjoka: “Botaşani është një detyrë tjetër shtëpie që kemi, pavarësish vështirësisë që kemi përballë një kundërshtar i fortë dhe me cilësi brënda. Por edhe ne kemi cilësi. Thjesht të jemi të qetë dhe të jemi bashkë. Nëse do jemi bashkë, do mbështesim njëri tjetrin dhe për gjëra të vogla unë mendoj se mund të bëjmë një hap akoma më të mirë në lojën në Rumani.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME