Kadetët demolojnë 4:0 Euromilkun

Nga dy gola në të dyja pjesë u mjaftuan ‘kuqezinjëve’ për të fituar bindshëm dhe për të marrë tre pikë të vlefshme në këtë takim.

Skuadra e kadetëve të Shkëndijës kanë fituar me rezultat bindës 4:0 Euromilkun. Nga dy gola në të dyja pjesë u mjaftuan ‘kuqezinjëve’ për të fituar bindshëm dhe për të marrë tre pikë të vlefshme në këtë takim. Shkëndija nisi shumë mirë ndeshjen dhe pa kaluar 4 minuta Muharem Velija shënon golin e epërsisë. Në minutën e 17- vjen goli i dytë me autor Donat Aliun. Pjesa e parë u mbyll 2:0, ndërsa në minutën e 65-të kapiteni Arbin Zejnullai sjell golin e tretë për Shkëndijën. Serinë e golave e mbylli ai që edhe e nisi, Muharem Velija, i cili në minutën e 68-të me golin e dytë personal vulos fitoren 4:0 të ekipit të kadetëve.3-1

 

SHKËNDIJA-EUROMILKU 4:0 (2:0)

Qendra sportive në Tetovë

Golashënues: Velija 4′ dhe 68′, Aliu 17′ dhe Zejnullai 65′ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Zendeli, Sali, Bekiri, Sherifi, Zejnullai, Aliu, Beqiri, Velija, Aliti, Rexhepi, Fazllagiq.

Luajtën edhe: Mislimi, Ibrahimi, Osmani, Havziju, Loki, Ajruli dhe Delija.

Trajnerë: Berat Imeri dhe Elbasan Munishi

EUROMILKU: Jakimovski, Ilijeski, Xhukleski, Pollozhani, Kocev, Veljanovski, Angelovski Arifi, Pavlovski, Stojanoski, Todorovski.

Luajtën edhe: Stefanovski, Shitrakoski, Stojanoski, Abdulla, Klivanovski, Shaziju dhe Kupa.

Trajner: Zoran Arsov

Share Now

Related Post