Hasani dhe Radeski titullarë në barazimim me Italinë

No image

Dy fudbollistët e Shkëndijës luajtën prej fillimit të takimit për Maqedoninë në transfertën me Italinë në Torino të mbyllur me barazim 1:1

Kapiteni Ferhan Hasani dhe sulmuesi Marjan Radeski ishin pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në takimin e parafundit të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Të dy kuqezinjtë u përfshinë në formacionin bazë dhe nisën nga fillimi ndeshjen me Italinë në Torino, duke u dalluar me lojë të mirë megjithëse përballë favoritit të madh më shumë duhej të kontribuojnë taktikisht në pjesën defanzive. Hasani luajti deri në minutën e 64, ndërsa Radeski zhvilloi gjithë ndeshjen e mbyllur me barazim të madh 1:1 përballë Italisë.