Gjoka: Fitore e merituar, i lumtur për rekordin e Besartit

No image

Gjoka: Fitore e merituar, i lumtur për rekordin e Besartit

Triumfi bindës me shifrat 4:0 ndaj Shkupit ka lënë të kënaqur trajnerin Ernest Gjoka që vazhdon të insistojë se skuadra mund të përmirësojë akoma më shumë performansën në terren. 

• “Ishte një ndeshje e interpretuar shumë mirë, sidomos nga ana taktike” 
• “Shënuam shpejt, pastaj menaxhuam lojën në drejtimin që dëshironim”
• “Besarti është një aset i klubit, i lumtur të jem prezent në rekordin e tij”
• “Kampionati bëhet i fortë dhe kundërshtari para nesh është ende larg”

Shkëndija menaxhoi me sukses duelin e xhiros së 17-të në LPFMV, duke mundur Shkupin 4:0 në një duel në të cilin me nga dy gola kontribuan Besart Ibraimi dhe Stenio Junior. Kjo paraqitje ka lënë të kënaqur trajenerin Ernest Gjoka që ka lavdëruar performansën e skuadrës, ndërsa ka folur edhe për rekordin e Besart Ibraimit që tashmë me 167 gola zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligë së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Ernest Gjoka: “Mendoj se ishte një ndeshje e interpretuar shumë mirë, sidomos nga ana taktike. U munduam që të jemi shumë të disiplinuar taktikisht, për mos me i lënë kundërshtarit, sepse për hirë të vërtetës Shkupi ka ekip cilësore. Shënuam shumë shpejt dhe pastaj menaxhuam për të shkuar gjërat ashtu si donim”.

Ernest Gjoka: “Pjesën e dytë më shumë menaxhuam lojën dhe kjo ishte logjike duke parë rezultatin nuk kishte nevojë të harxhonim energji. Vendosëm të qarkullojmë topin më shumë dhe të mbajmë posedimin. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse kampionati bëhet më i fortë dhe kundërshtari që kemi sipër akoma është shumë larg”.

Ernest Gjoka: “Besarti është një aset i klubit. Më bëhet shumë qefi që isha unë prezent në këtë moment kaq të suksesshëm të Besartit. Kam shumë besim se do të vazhdojë akoma të shënojë gola dhe kam edhe më shumë besim që ai të rigjejë veten dhe t’u bërë një lider i skuadrës tonë”.

Share Now

Related Post