
Shkëndija ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5:1 përballë Vllazërimit të Kërçovës, në ndeshjen e fundit kontrolluese të fazës aë përgatitjeve dimërore. Nexhipi, Merajiq, Zhunior, Ibraimi dhe Pollozhani shënuan për Shkëndijën.
Miqësorja e fundit një javë para vazhdimit të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ka sjellë fitore të thellë të Shkëndijës që mundi Vllazërimin e Kërçovës me rezultat 5:1.
Formacioni i nxjerë nga trajneri Akrapoviç solli dominim që në fillim të ndeshjes, ndërsa epërsia do të vinte në minutën e 15-të kur Ibraimi dhe Todorovski luajtën shkurtë një rivënie nga këndi, ndërsa Nexhipi lëviz mirë para portës dhe me një të majtë precize realizon për 1:0. Shkëndija humbi në vazhdim disa raste të mira, në anën tjetër Zahov ndali një mindësi të mirë të Vllazërimit kur u gjet ballë ballë me Valdet Osmanin, ndërsa tre minuta para fundit të pjesës së parë Merajiq depërton në të majtë, lëshon një goditje që më shumë ngjau si tentim për asist duke befasuar portierin Neziri që drejtoi topin në rrjetë për 2:0.
Në fillim të pjesës së dytë Vllazërimi arrin të ngushtohë diferencën. Zahov ndal goditjen e Adilit, mirëpo topi shkon sërisht te sulmuesi kundërshtar që asiston për Syla-jn, ndërsa ky i fundit realizon për 2:1. Shkëndija regoi shpejtë dhe ngriti nivelin e lojës, ndërsa në minutën e 60-të do të vinte ndoshta momenti më i bukur i ndeshjes kur Zhunior sjell një goditje të mrekullueshme për rezultat 3:1. Vetëm 120-të sekonda më vonë braziliani sërisht protagonist me lëvizje të bukur dhe asist të saktë për Ibraimin, që shënon për 4:1. Epilogu i takimit u vendos në minutën e 76-të me një tjetër super-gol, kësaj rradhe në prodhim të Artim Pollozhanit që gjen rrjetën me goditje precize nga distanca.
Kështu Shkëndija mbyll serinë e 7-të ndeshjeve kontrolluese këtë dimër, me bilans 5 fitore, një barazim dhe një humbje. Për një javë skuadrën e pret ndeshja e parë e gjysmëstinorit pranveror, kur si ‘vendase’ luan me Horizont Turnovën.
SHKËNDIJA-VLLAZËRIMI 5:1 (2:0)
Stadiumi i qytetit në Veles
Arbitër: Bobi Veliçkov
Arbitra anësorë: Goran Manasiev dhe Mirko Najdov
Golashënues: Nexhipi 15’, Merajiq 42’, Zhunior 60’, Ibraimi 62’ dhe Pollozhani 76’ (Shkëndija), ndërsa Sylaj 47’ (Vllazërimi)
Kartona të verdhë: Bejtullai (Shkëndija), ndërsa Kallaba dhe Ajdari (Vllazërimi)
Karton i kuq: /
SHKËNDIJA: Zahov, Todorovski, Bejtullai (Jusufoviq 65’), Cuculi, Merajiq (Demiri 51’), Vujçiq (Pollozhani 58’), Alimi (Zejnullai 76’), Nexhipi (Totre 67’), Radeski, Ibraimi (Asani 76’), Zhunior (Shefiti 62’).
Trajner: Bruno Akrapoviç
VLLAZËRIMI: Neziri, Syla, A. Zeqiri, V. Zeqiri, Sulejman, Aliu, Cuculi, Osmani, Adili, Ajdari, Kallaba. Luajtën edhe: Zerdeski, Ibraimi, Fejza, Zeadini, G. Aliu, Sefa, Iljazi, Sejdini dhe Imeri.
Trajner: Xhengis Rexhepi
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply