
Futbollistët e Shkëndijës kanë vazhduar seancat stërvitore në Tetovë, duke ushtruar në terenin me bar sintetik te Qendra Sportive. Të dielën në orën 14:00 në Veles në program është ‘testi’ i fundit i kësaj faze me Vllazërimin e Kërçovës. Juffo luan dhe shënon dy gola me juniorët.
Shkëndija ka vazhduar fazën e fundit të përgatitjeve dimërore në Tetovë, pasi futbollistët kishin disa ditë të lira pas kthimit nga Antalia e Turqisë. Sot ekipi ka punuar në terenin me bar sintetik te Qendra Sportive në Tetovë, ndërsa stafi teknik në krye me Bruno Akrapoviçin ngadalë po kristalizon formacionin që pritet të jetë stërtues në ndeshjet e para kampionale.
Të dielën do të jetë ndeshja e rradhës dhe e fundit kontrolluese në kuadër të këtyre përgatitjeve, përballë Vllazërimit të Kërçovës në Veles. Takimi do të luhet në stadiumin e qytetit në Veles me fillim në orën 14:00.
Pas kësaj ndeshje mbetet saktë një javë deri në vazhdimin e kampionatit në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe ndeshjen me Horizont Turnovën.
Ndërkohë lajm pozitiv për stafin teknik është gjendja e brazilianit Viktor Nildo Juffo. Mesfushori vjen nga një periudhë e gjatë pushimi pasi këputi ligamentet e kryqëzuara në fillim të sezonit. Rekuperimi është duke shkuar më së miri, tani më një kohë ai ushtron bashkë me ekipin, ndërsa sot ka luajtur 45 minuta me ekipin e juniorëve të Shkëndijës, duke realizuar dy gola. Gjithsesi, kjo është periudha e fundit e fazës së rekuperimit, gjendja e tij gëzon, por nuk do të shpejtohet me rikthimin e plotë në ngarkesë maksimale.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply