Shkëndija-Horizonti të dielën në Kërçovë

No image

‘Kuqezinjtë’ ndeshjen e parë të gjysmëstinorit pranveror do ta zhvillojnë të dielën në stadiumin e qytetit në Kërçovë. Autoritetet vendore nuk lejuan Shkëndijën të luajë në Veles, duke rekomanduar takim pa prani të publikut. Kjo ishte e papranueshme dhe është vendosur që Kërçova të jetë ‘shtëpia’ e Shkëndijës.

Përballja e xhiros së 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Horizont Turnovës do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 14:00. Kështu ka vendosur kryesia e klubit, duke mos u pajtuar me rekomandimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme që ‘kuqezinjtë’ të luajnë në Veles pa praninë e publikut. Shkëndija zgjodhi Velesin në kërkim të terenit më të mirë ku ekipi do të mund të shfaqte potencialin, mirëpo kryesia në asnjë mënyrë nuk ka pranuar të privojë tifozët të ndjekin ekipin e tyre. Për këtë qëllim është vendosur që të ‘dilet jashta’ vendimit paraprak dhe përkundër faktit se tereni në Veles në këtë moment është shumë më i pranueshëm, Shkëndija të presë Horizontin në stadiumin e qytetit në Kërçovë. Pritet që këtij vendimi të kryesisë t’i bashkangjiten tifozët për të mbushur përplot stadiumin ditën e dielë.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.