FC Botoșani i Rumanisë kundërshtari në raundin e dytë të Europa League

No image

Shkëndija do të përballet me FC Botoșanin e Rumanisë në raundin e dytë të kualifikimeve të UEFA Europa League.

UEFA në selinë e saj në Nyon të Zvicrës sot organizoi shortin për raundin e dytë eliminatorë të Europa League, ku edhe kuqezinjtë tanë mësuan emrin e skuadrës me të cilën do të përballen në këtë fazë të garave.

Shorti vendosi që FC Botoșani i Rumanisë të jetë rivali i Shkëndijës në raundin e dytë dhe kuqezinjtë ashtu si në xhiron e pare, sërish do të luajnë në transfertë. Dihet se shkaku i pandemisë me COVID-19 tre raundet eliminatore në rrugën drejt play offit do të luhen me ndeshje teke (jo vajtje-ardhje si deri tani).

Do të përballemi me FC Botosani (ROU) në raundin e dytë kualifikues të Europa League

Posted by KF Shkëndija on Monday, August 31, 2020

Nëse Shkëndija në raundin e dytë kaloi pas triumfit 2:0 në fushë të Sumgayit FC të Azerbajxhanit, skuadra rumune FC Botoșani në raundin e parë eliminoi Ordabasy-n e Kazakistanit me një fitore 2:1 si mysafire.

Ndeshja FC Botoșani -Shkëndija do të luhet më 17 shtator në fushë të skuadrës nga Rumania.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME