Ernest Gjoka: Fitore dhe kualifikim i merituar

No image

Shefi i stafit teknik i kuqezinjëve vlerëson me nota maksimale paraqitjen ndaj Botoșanit të Rumanisë.

Shkëndija edhe një herë gëzon gjithë mbështetësit e saj me suksesin e radhës në Europë. Perla e Besart Ibraimit në minutën e dytë ka mjaftuar për fitore 1:0 ndaj Botoșanit në Rumani, ndërsa kualifikimi në xhiron e tretë eliminatore të UEFA Europa League nënkupton përballje me Tottenhamin e Anglisë të enjten e ardhshme në Shkup. Pas këtij suksesi trajneri Ernest Gjoka nuk ka fshehur gëzimin në konferencën për shtyp, duke përgëzuar skuadrën për kualifikimin në turin tjetër.

Konferenca për shtyp⤵️

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME