Ennur Totre kuqezi deri në vitin 2021

No image

Mesfushori 22 vjeçar ka zgjatur qëndrimin e tij në klub duke firmosur një kontratë të re trevjeçare.

KF Shkëndija me kënaqësi konfirmon zyrtarizimin e zgjatjes së bashkëpunimit me Ennur Totren. Mesfushori dhe drejtuesit e klubit gjetën akordin për kontratë të re një vit para skadimit të marrëveshjes paraprake. Pasi bisedimet përfunduan me sukses, Totre ka hedhur firmën në marrëveshjen e re e cila e mban në Shkëndijë deri në verën e vitit 2021.

“Ndjehem shumë, shumë i lumtur që me kontratën e re zgjatet afati i qëndrimit tim në Shkëndijë. Jam në klubin ku jam rritur dhe ku që në moshë shumë të re mu dha rasti të jem pjesë e ekipit të parë. Është një ditë e mrekullueshme për mua dhe tani kur gjithçka është mbyllur, me kënaqësi shikoj përpara për të synuar suksese të reja”, është shprehur Totre për kfshkendija.com menjëherë pas zyrarizimit të marrëveshjes së re.
Ennur Totre është futbollist i dalë nga shkolla e futbollit të Shkëndijës dhe pjesë e ekipit të parë është prej sezonit 2014/2015. Ai është duke zhvilluar sezonin e pestë me kuqezinjtë dhe gjatë kësaj periudhe ishte pjesë e rëndësishme në fitimin e titullit të kampionit dhe dy Kupave të vendit. Në 107 paraqitje kampionale ka realizuar dy gola, ndërsa po rritet në një mesfushorë shumë cilësorë. 22 vjeçari ishte pjesë e skuadrës në paraqitjet e suksesshme në Evropë kur tre vite me rradhë Shkëndija prek fazën e play offit të UEFA Europa League, si dhe reprezentues me Maqedoninë U21 dhe kjo ka bërë që për të të ketë interes nga ekipe të ndryshme.

Me kontratën e re Shkëndija e siguron Totren për periudhën në vazhdim kur me të në skuadër synohen suksese të reja.

Urime dhe suksese Ennur!