Emini: I lumtur që shënova golin e parë të Shkëndijës në Champions

No image

Pas ndeshjes së parë të raundit të parë eliminator të Champions League kundër The New Saints, kuqezinjtë ende janë nën emocionet e triumfit bindës ndaj kampionit të Uellsit. Fitorja e 10-të europiane ishte në fakt triumfi i parë në një ndeshje të kualifikimeve të Champions League, fitorja më bindëse në Europë, ndërsa realizimi i Izair Eminit në minutën e 14-të do të mbahet mend si goli i parë i Shkëndijës në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

 

Mesfushori me tipare sulmuese  ishte ndër më të mirët në terren bashkë me autorin e katër golave Ibraimin, ndërsa përveç golit, Izo kishte edhe dy asiste që u realizuan nga Ibra.
Emini në një intervistë për kanalin e klubit ka folur për takimin e mbrëmshëm, ndjenjën për të qenë golashënuesi i parë i klubit në Champions, pritjet për ndeshjen e kthimit në Uells dhe shanset e kuqezinjëve në raundin e dytë.