Akreditimet e mediave dhe pres para ndeshjes me F91 Dudelange

No image

Kuqezinjtë të martën në Shkup zhvillojnë takimin e rradhës europian kur përballen me F91 Dudelange nga Luxemburgu në xhiron e dytë eliminatore të UEFA Europa League. Me këtë rast të hënën para mediave do të flasin trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi. Ndërkohë mediat për akreditime mund të aplikojnë në emailin [email protected] deri të dielën në orën 18:00.

Informohen të gjithë gazetarët, fotografët dhe kameramanët që planifikojnë të jenë prezent në ndeshjen KF SHKËNDIJA vs F91 DUDELANGE (Luxemburg) në kuadër të xhiros së dytë eliminatore të UEFA Europa League që do të zhvillohet më 23.07.2019 (e martë) në Shkup, paraprakisht të aplikojnë me kërkesë për akreditim në email adresën [email protected].

Kërkesat për akreditim mund të parashtrohen më së voni deri në orën 18:00 të datës 21.07.2019 (e dielë), ndërsa përveç emrit të mediumit duhet të shënohet emri, mbiemri dhe pozita (gazetarë, fotograf apo kameraman) e secilit person që aplikon për akreditim, si dhe të bashkangjiten (në attach) kopje të bexhit për secilin aplikues për akreditim.

Gazetarët, fotografët dhe kameramanët në mënyrë obligative duhet me veti të kenë edhe kartela identifikimi (bexh) nga mediumi për të cilin punojnë, pasi në hyrje do të ketë kontroll nga lista e aplikimit për akreditim.

P.S. KF Shkëndija bart të drejtën e shkurtimit të numrit të akreditimeve të kërkuara nga një redaksi!

Njëkohësisht ju njoftojmë se konferenca zyrtare për shtyp para ndeshjes SHKËNDIJA- F91 DUDELANGE do të mbahet të hënën (22.07.2019) në hapsirat e stadiumit ‘Todor Proeski’ në Shkup me fillim në orën 12:00, ndërsa në të njëjtën do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

Ju falemenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin.