ZYRTARE | Ndërpritet bashkëpunimi me Ardian Limanin

No image

Mbrojtësi kosovar Ardian Limani nuk është më pjesë e Shkëndijës, pasi klubi dhe lojtari kanë shkëputur marrëveshjen me konsesus.  

Pas analizës dhe vlerësimit të brendshëm, KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me Ardian Limanin. Ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme. 

Klubi e falenderon Ardian Limanin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shëndet e suksese të metutjeshme në sfidat e tij të ardhshme.

Share Now

Related Post