ZYRTARE | Marrëveshje me Lokomotiva Zagreb për Dashmir Elezin

No image

19 vjeçari vazhdon karrierën në Kroaci, pasi Shkëndija dhe Lokomotiva gjetën akord për transferimin e sulmuesit në Zagreb.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me NK Lokomotiva Zagreb për transferimin e sulmuesit Dashmir Elezi në Kroaci. Klubet janë dakorduar për kushtet e këtij operacioni, ndërsa përveç dëmshpërblimit Shkëndija mban edhe 10% të vlerës së kartonit për transferimin e ardhshëm eventual. 

Dashmir Elezi u rrit në shkollën e futbollit Shkëndija, derisa me vetëm 16 vite ishte debutuesi dhe golashënuesi më i ri në historinë e klubit në një ndeshje zyrtare. Tashmë 4 sezone jo të plota është pjesë e ekipit të parë të Shkëndijës, ka zhvilluar 90 paraqitje zyrtare (78 kampionat, 4 Kupë dhe 8 Evropë) dhe 13 gola me ekipin e parë dhe fituar titullin kampion në sezonin 2020/2021. Vitin e kaluar Elezi kaloi në Gjeorgji te Torpedo Kutaisi, mirëpo me kërkesë të lojtarit transferimi u anulua dhe Shkëndija e ktheu sërish në skuadër. 

Të gjithë në KF Shkëndija falenderojnë Elezin për kontributin në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës. 

Share Now

Related Post