ZYRTARE | Marrëveshje me LASK Linz për Metodi Maksimovin

No image

21 vjeçari vazhdon karrierën në Austri, pasi Shkëndija dhe LASK Linz gjetën akord për transferimin e mbrojtësit.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me LASK Linz për transferimin e mbrojtësit të djathtë në Austri. Klubet janë dakorduar për kushtet e këtij operacioni, ndërsa përveç dëmshpërblimit Shkëndija mban edhe 5% të vlerës së kartonit për transferimin e ardhshëm eventual. 

Metodi Maksimov largohet pas një viti (dy sszone jo të plota) në taborin kuqezi. Erdhi në Shkëndijë dimrin e shkuar nga rradhët e Rabotniçkit, ndërsa fiks pas një viti menaxhohet transferimi i tij te skuadra që militon në Bundesligën austriake. 

Të gjithë në KF Shkëndija falenderojnë Maksimovin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës. 

Share Now

Related Post