ZYRTARE | Fiton Ademi kthehet në shtëpinë e tij

No image

Sulmuesi 21 vjeçar kthehet në folenë e vjetër dhe firmos me kuqezinjtë kontratë 2,5 vjeçare. 

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e sulmuesit Fiton Ademi. Kuqezinjtë i gëzohen rikthimit të 21-vjeçarit, i cili pasi shkëlqeu me moshat e Shkëndijës, kaloi në futbollin senior me ekipe si Struga, Voska e së fundmi Besa e Dobërdollit. Drejtuesit vlerësojnë se lojtari tashmë ka arritur pjekurinë e duhur për të konkuruar në klubin amë dhe Fitoni tashmë zyrtarisht kthehet në Shkëndijë, duke firmosur kontratë 2,5 vjeçare. 

Me krenari kthehem te Shkëndija, duke firmosur kontratë profesionale me klubin ku nisa e u rrita. Kjo është një dëshmi se asgjë nuk është e paarritshme për futbollistët e rinj nga shkolla e futbollit Shkëndija”, shprehet Fiton Ademi. 

Të gjithë në KF Shkëndija i dëshirojmë mirëseardhje në shtëpinë tonë, Fiton Ademit, duke i uruar shumë suksese në fanellën kuqezi. 

Share Now

Related Post