ZYRTARE: Ardian Limani vishet kuqezi

No image

Kuqezinjtë përforcojnë repartin defanziv me angazhimin e ish-kapitenit të Dritës së Gjilanit, Ardian Limani. 

Ardian Limani është futbollist i ri i Shkëndijës. Mbrojtësi 29 vjeçarë ka pranuar ofertën e kuqezinjëve dhe pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore, hodhi nënshkrimin e tij në kontratën 2 vjeçare me Shkëndijën. 

Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jeshë pjesë e asaj skuadre, shprehet Ardian Limani për Shkëndija Channel. 

Limani vjen nga qyteti i Gjilanit, ku u bashkua me skuadrën e Dritës që në moshë shumë të re. Duke kaluar gjitha grupmoshat arriti në ekipin e parë të Dritës, ku vitet e fundit ishte kapiten dhe fitoi dy tituj kampion, ndërsa më herët kishte fituar titullin edhe me Feronikelin. 

Te Shkëndija mbrojtësi ribashkohet me trajnerin Ardian Nuhiu, pas bashkëpunimit të suksesshëm te Drita e Gjilanit.

Secili në KF Shkëndija i uron mirëseardhje Ardian Limanit, duke i uruar shumë suksese me fanellën kuqezi.

 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME