Zhvillojmë seancën e parë në Antalia, të dielën test me Dinamo Batumin e Gjeorgjisë

No image

Kuqezinjtë sot punuan në aspekt pozicional dhe taktik, pasi të dielën pas dite zhvillojmë ndeshje kontrolluese me Dinamo Batumin. 

Shkëndija ka nisur zbatimin e planprogramit për fazën e përgatitjeve dimërore në Antalia të Turqisë. Ekipi me të arritur në tokën turke i’u përvesh punës dhe pasdite skuadra zhvilloi seancën e parë stërvitore. 

Stafi teknik nën drejtimin e Jeton Beqirit stërvitjen e sotme punoi në aspekt taktik dhe pozicionim të ekipit, duke ditur se të dielën në program kemi ndeshje kontrolluese me Dinamo Batumin nga Gjeorgjia (15:00). 

Zija Merxhani akoma vazhdon procesin e rikuperimit dhe si pasojë ka punuar me intensitet  jo të plotë, duke marrë pjesë pjesërisht në stërvitje sa për të ndjerë lojën me top. Ndërkohë individualisht stërvitet Florent Ramadani që ka një shqetësim muskulor dhe do të duhet akoma kohë për tu kthyer në gjendje optimale. 

Share Now

Related Post