DEKLARATA | Jeton Beqiri flet pas ndeshjes me Rabotniçkin

No image

Shkëndija e mbyll sezonin në vendin e dytë pasi në xhiron e 33-të fituam 2:0 Rabotniçkin në Shkup. Krasniqi dhe Aganspahiç shënuan golat për triumf të 18-të sezonal. Pas ndeshjes ka folur trajneri Beqiri, që vlerësoi fitoren, por pa fshehur zhgënjimin se na iku titulli nga duart në momentet vendimtare kur edhe publiku ishte entuziazmuar deri në maksimum. 

….fitorja.….

Jeton Beqiri: “Mendoj se e dominuam ndeshjen, kishim më shumë raste dhe me meritë fituam. Është një lehtësim i madh që e përfunduam kampionatin me plasman në Kupat e Evropës, me keqardhje të madhe për humbjen e titullit. Por pasi nuk arritëm objektivin maksimal, të paktën morëm objektivin minimal.”

….Humbëm titullin, por kapëm Evropën pa ndihmën e askuj.….

Jeton Beqiri: “Padyshim Shkëndija është Shkëndijë dhe nuk pret ndihmën e askuj dhe me vjen mirë për këtë fakt. E përsëris se ndjej keqardhje të madhe për faktin se nuk fituam titullin për shkak se në bazë të gjithë treguesve, komponentave, fitoreve, golave të shënuar, golave të pranuar, pikëve të marra në gjysmësezonin pranveror, besoj se ne ishim ekipi që merituam titullin, por dështuam në momentin vendimtar. Humbëm ndeshjen në shtëpi, që nuk duhej të ndodhte asesi dhe për këtë ndjej keqardhje të madhe. Unë, stafi im dhe asnjëri në ekip akoma nuk mund ta pranojmë dhe ta përballojmë këtë dhe për atë sot luanim me një ngërç të jashtëzakonshëm. Por jeta vazhdon më tutje, duhet të mendojmë për të ardhmen, që Shkëndija edhe në Kupat e Evropës edhe në sezonin e ardhshëm të ketë më shumë rezultate. Na mbetet që të fsalemenderojmë edhe publikun fantastik Ballistët që edhe sot dhe gjithandej na kanë dhënë përkrahje të jashtëzakonshme, sidomos të dielën e shkuar. T’i kënaqim në sezonin e ardhshëm. Për momentin krejt çka mund të bëjmë është të shprehim keqardhje dhe një kërkim falje që nuk i gëzuam në momentin që ata e meritonin. Por futbolli është i këtillë, njeh edhe dështime dhe në këtë aspekt dështuam. Por të paktën mbetemi të kënaqur që arritëm objektivin minimal.”ReplyReply allForwardAttendee panel closed

subl

Share Now

Related Post