
Të shtunën në Tetovë përballemi me Tikveshin në duelin e xhiros së 13-të në LPFMV.
NDESHJA
Shkëndija vs Tikveshi
Liga e Parë, xhiroja e katërmbëdhjetë
Stadiumi i qyteti në Tetovë
E shtunë, 11 nëntor, ora 13:00
Kuqezinjtë kërkojnë fitoren e 8-të kampionale në elitën e futbollit vendor dhe diçka të tillë pritet ta bëjmë të shtunën në Tetovë. Xhiroja e 14-të e Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut na rezervon përballje me Tikveshin. Skuadra synon të ndërpresë serinë e tre ndeshjeve pa fitore (barazime me Brerën e Voskën dhe humbje nga Struga) dhe ekipi gjithë javën është stërvitur për të kaluar me sukses këtë përballje.
Tikveshi në Tetovë vjen si gjysmëfinalist i Kupës, pasi në mesjavë kaluan Brerën pas ekzekutimit të penaltive. Lodhja duhet të jetë pengesë e tyre, pasi edhe fundjavën e shkuar zhvilluan një duel të vështirë e me shumë polemika me Gostivarin (2:2). Me 16 pikë të tubuara mbajnë vendin e 6-të në renditje me efekt prej 4 fitoreve, 4 barazimeve dhe 5 humbjeve.
Skuadra
Erald Çinari mungon shkaku i kartonit të kuq nga ndeshja me Strugën. Futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen me Tikveshin (përjashtuar të lënduarit Ramadani dhe Merxhani).
Transmetimi
Përballja Shkëndija-Tikveshi zhvillohet të shtunën me fillim në orën 13:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalin zyrtar të klubit Shkëndija Channel në YouTube.
