Xhiroja e 31: Pobeda vs Shkëndija

No image

Shkëndija të dielën udhëton drejt Strumicës ku do të përballet me Pobedën. Në ekip kthehen Hasani, Bejtullai dhe Bojku, ndërsa mungojnë i lënduari Zahov dhe Junior i pezulluar me pesë kartona të verdhë.

Me brenga serioze të mbijetesës Pobeda të dielën në Strumicë pret kampionët e ri të vendit, me djemtë e Shkëndijës që përkundër faktit se kanë të sigurtë titullin vazhdojnë të kërkojnë të demonstrojnë profesionalizëm duke kërkuar fitore në çdo ndeshje. Kuqezinjtë luajnë për vete dhe duan të respektojnë kampionatin deri në fund, kështu që ndaj Pobedës do të luajnë për fitore. Në skuadër kthehen Hasani dhe Bojku që u lanë të lirë për ndeshjen e kaluar (i pari për të pushuar, ndërsa Bojku i lënduar), si dhe Bejtullai që mungoi për shkak të pezullimit me pesë kartona të verdhë. Tani për këto arsye do të mungojë Junior, ndërsa mbetet jashtë portieri Zahov që ende nuk ka rikuperuar tërësisht lëndimin. Kjo do të jetë përballja e katërt dhe e fundit ndërmjet Shkëndijës dhe Pobedës në këtë sezon, ndërsa në tre parapraket dy herë fitonin kuqezinjtë, ndërsa një sfidë përfundoi baraz. Në fakt ekipi nga Prilepi befasoi Shkëndijën me barazim 3:3 në start të sezonit në Tetovë, duke u bërë ekipi i parë ndër të rrallat që këtë kampanjë morrën pikë në duelet me djemtë e trajnerit Osmani. Shkëndija nuk përsëriti më këtë gabim dhe fitoi dy sfidat e rradhës me Pobedën në mënyrë bindëse pa pranuar gol dhe me diferencë 5:0. Në Prilep (Mogila) sfida u mbyll 0:2 për kuqezinjtë, ndërsa 3:0 ishte rezultati në Tetovë.

Tani kjo do të jetë hera e parë që Pobeda dhe Shkëndija do të luajnë në stadiumin “Mlladost” në Strumicë, të cilin ekipi nga Prilepi i shfrytëzon si terren vendas. Sfida zhvillohet të dielën me fillim në orën 16:00.