Xhiroja e 22-të: Shkëndija-Pobeda

No image

Kuqezinjtë të shtunën në orën 14:00 në Tetovë përballen me Pobedën e Prilepit në kërkim të fitores së rradhës për të vazhduar dominimin në kampionat.

Shkëndija shikon përpara dhe përkundër epërsisë së bukur në krye të renditjes, fitorja dhe tre pikët mbesin objektiv i vetëm në çdo ndeshje të rradhës. Xhiroja e 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë kuqezinjëve u sjell ndeshje si vendas përballë ekipit të vendit të tetë në renditje Pobedës. Fillimi i gjysmësezonit pranveror ka rezervuar orar të ngjeshur të ndeshjeve, ndërsa në kombinim me të rreshurat e dëborës ekipi është dashur përshtatet edhe me ndryshimet klimatike e profesionale në aspekt të termineve të seancave stërvitore dhe ndeshjeve. Gjithsesi, këto duhet te jenë vetëm sprova shtesë për një skuadër që duket e determinuar për trofe dhe kuqezinjtë këtë sezon i duan të dyja, kampionatin dhe Kupën. Por në këtë moment Pobeda është tema kryesore në kampin kuqezi, që shikon me seriozitet maksimal përballjen e të shtunës ku kërkohen tre pikë. Pobeda është një prej dy ekipeve të vetme në kampionat që këtë kampanjë ka dalë e pamposhtur nga Tetova, pasi në fazën e parë nxori barazim 3:3. Pikërisht ky rezultat është paralajmërim për të mos nënçmuar kundërshtarin për të mos lejuar tjetër befasi në Tetovë dhe portieri Dino Zahov duket i bindur se Shkëndija është e pjekur mjaftueshëm për të mos lejuar të përsëritet dy herë i njejti gabim.

Shkëndija pret Pobedën me vetëbesim dhe amosferë pozitive, ndërsa rivali vjen në Tetovë pa shijuar fitoren në pranverë. Dy barazime si vendas dhe një humbje në trasnfertë është epilogu i prilepasve në tre ndeshjet e para pranverore ku kërkojnë mbijetesën. Kjo do të jetë përballja e tretë mes veti në këtë kampanjë ku krahas barazimit të lartëpërmendur 3:3 në Tetovë, kuqezinjtë menaxhuan një fitore të sigurtë 0:2 në Prilep. Pikërisht Pobeda është skuadra e fundit që ka ndalë Shkëndijën pa shënuar të paktën një gol brenda 90-të minutave më 3 maj të vitit 2017 kur fitonte 1:0 në Prilep. Prej atëherë deri sot, kuqezinjtë numërojnë 26-të përballje të njëpasnjëshme në kampionat në të cilat shënojnë të paktën një gol dhe nesër pritet vazhdim i kësaj ecurie. Trajneri Osmani nuk do të ketë në dispozicion mesfushorët e rinjë Arbin Zejnullai dhe Enis Fazllagiç, ndërsa gjithë futbollistët tjerë konkurojnë për formacionin startues të përballjes Shkëndija-Pobeda që luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.