Warta Poznan, testi i tretë për kuqezinjtë

No image

Stërvitjet e kuqezinjve në Antalia të Turqisë vazhdojnë të jenë intensive dhe forma momentale e skuadrës do të testohet nesër në ndeshjen e tretë miqësore kundër ekipit të Warta Poznan. Do të jetë kjo hera e dytë brenda kësaj jave që përballemi me një ekip nga Polonia, pas fitores bindëse ditën e mërkurë ndaj Piast Gliwice me rezultatin 4:1.

Në ndeshjen e nesërme pritet të debutojë përforcimi më i ri i cili së fundmi iu bashkëngjit skuadrës, Kire Markoski, ndërsa trajneri Akrapoviq në dispozicion do të ketë edhe të gjithë lojtarët tjerë.

Ndeshja luhet nesër me fillim në orën 13:30 sipas orës tonë lokale dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të Shkëndijës në Youtube.

Detajet e ndeshjes:

E diel, 23 janar 2022
Ndeshje miqësore
Antalia, Turqi
🆚 Warta Poznan | ⏱ 13:30 | 📺 Shkëndija Channel YouTube

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME