Wakili bashkohet me skuadrën në stërvitje

No image

Kuqezinjtë rikthehen të punojnë në Tetovë, pas tre ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve pas kthimit nga Antalia. Për herë të parë me grupin ka punuar mbrojtësi i majtë Alma Wakili i cili nuk ishte pjesë e fazës përgatitore në Turqi.

Shkëndija nis javën e fundit të punës para vazhdimit të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018 të mërkurën e ardhshme (14 shkurt) përballë Vardarit në Tetovë. Lojtarët kuqezi kishin tre ditë për të pushuar, pas një faze intenzive përgatitore në Antalia të Turqisë, ku mes tjerash u zhvilluan edhe katër ndeshje kontrolluese. Sot skuadra u rikthye të punojë në Tetovë, ndërsa me bashkëlojtarët e tij u njoftua përforcimi i parafundit i këtij afati kalimtar Alma Abbo Wakili.

Shihni FOTOGALERINË  e plotë

Mbrojtësi i majtë nga Nigeria u prit ngrohtë nga stafi teknik dhe futbollistët, ndërsa menjëherë pas matjeve në hapsirat e klubit ai bashkë me grupin zhvilloi seancën e parë stërvitore. Me një pasqyrë të qartë pas fazës përgatitore, stafi teknik tani më balanson intensitetin e stërvitjeve për të pritur sa më të përgatitur sfidën e parë kampionale më 14 shkurt përballë Vardarit në Tetovë.