“Vetëm të bashkuar tejkalojmë çdo sfidë”

No image

Disa ditë para fillimit të gjysmëstinorit pranveror, Shkëndija në takim me gazetarë ka shpalosur pritjet dhe sfidat me të cilat përballet. Endjet në terene të ndryshme dhe tentimet për destabilizim psikik nuk do të ndikojnë ekipin, pasi Shkëndija është e vendosur për të realizuar objektivat.

Shkëndija nuk ndryshon përcaktimin për të sulmuar titullin e kampionit dhe Kupën e Maqedonisë, pa marrë parasysh pengesat e natyrave të ndryshme që mund shfaqen në këtë rrugëtim. Kjo u tha në takimin e sotëm me gazetar, në fillimin e të cilit u prezantua marrëveshja me prodhuesin e veshjeve sportive ‘Macron’ dhe fanellat e reja zyrtare që ekipi do t’i përdorë në pranverë.Buba

“Në emër të KF Shkëndija, simpatizuesve, tifozëve, grupit ‘Ballistët’ dhe gjithë dashamirëve të klubit dua publikisht të falënderoj sponsorin e vetëm dhe general të KF Shkëndija kompaninë Ecolog,  dhe pronarin z. Lazim Destani për krijmin e kushteve për funksionim dhe veprim të skuadrës në të gjitha aspektet. Shpresoj që keta djem që bënë këtë prezantim të bukur vizuel të veshjeve të reja, të bartin suksesin edhe në teren”, 
 deklaroi në fillim presidenti i klubit, prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili në vazhdim renditi disa pika të rëndësishme të sfidave me të cilat ballafaqohet ekipi në këtë periudhë.

Besheti-Abdylmenaf

“Dua me këtë rast të flas për tre pika të rëndësishme. E para ka të bëjë më sfidat e mëdha me ndryshimin e lokacionit ku ne do të luajmë si vendas. Na kanë shëtitur kushtimisht thënë gjithandej, prej Velesi e deri në Ohër, me kufizime të ndryshme si ajo e kërkesës të luajmë pa praninë e tifozëve. Kjo për ne ishte absurde dhe prandaj publikisht pyetemi se përse egziston sporti?! Për kë bëhet gjithë ky investim dhe përpjekjet për ngritje të nivelit? Natyrisht se për tifozët. Prandaj për ne ishte e papranueshme pritja e ‘ngrohtë’ që na bëhej në vende të caktuara, duke na thënë ejani luani, por pa tifozët! Kjo pengesë ka ardhur nga Organet kompetente për të cilat ne edhe paguajmë, si që është institucioni për sigurim public, Policia, pastaj instanca ku ne veprojmë dhe garojmë, Federata dhe në fund ata që neglizhuan gjithë projketet dhe na sollën në këtë situatë për të mos patur ku të luajmë, Komuna si përgjegjëse për zhvillimin e punimeve në stadiumin e Tetovës” ,
 tha profesor Bexheti’, duke vijuar: 
“E dyta që dua të cek ka të bëjë me ambicet tona në vazhdim të kampionatit që mbeten të pandryshuara. Këtu kemi edhe shefin e stafit teknik Bruno Akrapoviç, i cili u zotua pa mëdyshje të pranojë udhëheqjen e klubit në drejtim të përcaktimeve tona paraprake. Jemi të motivuar, përgatitur dhe të gatshëm për gjysmëstionorin pranveror, duke patur parasysh se zhvilluam dy faza të rëndësishme përgatitore në Ohër dhe Antali, duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese rezultatet e të cilave janë të njohura për ju. Pika e tretë është një ftesë publike për opinionin më të gjërë, për mbështetësit, ‘Ballistët’ dhe publikun në përgjithësi. Lus të gjithë për prezencë masive, së paku prej tyre të marrim mbështetjen në këtë process në të cilin jemi nisur. Paralel më mbështetjen masive, kërkoj të jeni sa më të kujdesshëm, pasi tani më vetë e dini me cilin sy shikohet Shkëndija, në pritje të shqiptimit të ndëshkimeve. Mos tingëllojë si ankesë apo alibi, këtë e themi sot dhe nuk do ta përsiërisim. Nuk është në natyrën tonë të ankohemi për të krijuar alibi. Prandaj paraprakisht po e theksojmë se për ‘përmbushje të targeteve’ të gjithë do të jenë meritor, nga sponsori e deri të publiku i gjërë. Kurse mos dhëntë Zoti, nëse nuk i’a dalim, të vetmit fajtorë do të jemi ne!”,
 tha mes tjerave kryetari i klubit, Abdylmenaf Bexheti.

Bexheti-presss

Shefi i stafit teknik Bruno Akrapoviç ka folur me optimizëm para debutimit në një ndeshje zyrtare, duke manifestuar besim të plotë në forcën e ekipit.

“Shanset janë të pranueshme, reale duke patur parasysh se kemi ekip të re e cila ka për qëllim për të dhënë gjithçka nga vetja në teren dhe të ndjek rezultat. Kemi imponuar këtë stil lojë në periudhën përgatitore dhe mendoj se nuk kemi arsye të heqim dorë nga ai. Sa do të kemi fat gjatë kësaj, sa do të meritojmë atë ta kemi, do të tregojë koha. Tani mund të flasim shumë, mirëpo mendoj se kam përgatitur ekipin dhe të gjithë shkojmë me qëllimin për të dalë kampionë”,
 deklaroi shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviç.

Press-prej-larte

“Prej kur luaj futboll gjithmonë shikoj gjërat pozitive dhe jo hendikepet. Këtë mundohem t’ua jap edhe futbollistëve të mij. Hendikep është diçka negative për të cilën nuk dua të flas. Tereni është i gjelbërt sa kam parë në Kërçovë, gardhi është aty, publikë do të ketë, dy ekipe nga 11-të, pankina rezervë dhe kjo është e tëra. Dmth shkohet të startohet në mënyrë sportive, startohet me ‘fair play’ dhe mendoj se jemi të përgatitur mirë për fillimin e sezonit”,
 përfundoi Akrapoviç. Ndërkohë kapiteni Ferhan Hasani i pyetur për datën e rikthimit në teren, nuk ka pricizuar afat të saktë kohor, veçse shpreh optimizëm për rjedhën e fazës së rekuperimit.

“Nuk ka datë apo afat të caktuar kur mund të kthehem. Gjithçka shkon sipas planit dhe kur do të vijë koha klubi do të njoftojë publikisht se kur do të jem gati për lojë. Tash punoj sipas planprogramit të stafit teknik dhe ekipit mjekësor dhe dëshiroj dhe besoj të ndodhë sa më shpejtë”,
 u shpreh kapiteni, Ferhan Hasani.

Shkëndija ndërkohë ka vazhduar me seancat e rregullta stërvitore, duke zhvilluar përgatitjet përfundimtare para sfidës së xhiros së 19-të me Horizont Turnovën të dielën në Kërçovë.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.