Shkëndija me ‘look’ të ri në pranverë

No image

Shkëndija fillimin e gjysmësezonit pranveror do ta presë me ‘look’ të ri. Për herë të parë në histori të klubit, arrihet marrëveshje sponsorizimi që skuadra të ‘vishet’ enkas nga një brend dhe prodhues i pajisjeve sportive. Drejtuesit e klubit 6-të muaj më parë arritën marrëveshje bashkëpunimi me prodhuesin italian të veshjeve sportive ‘Macron’, në një kontratë që parasheh furnizimin e gjithë kategorive të klubit me materialet e nevojshme. Veshjet e reja futbollistët janë duke i shfrytëzuar prej udhëtimit në fazën përgatitore që u zhvillua në Antalia të Turqisë, ndërsa pikërisht për shkak të dëshirës që fanella e re ‘kuqezi’ të prezantohet para vazhdimit të kampionatit në Ligën e Parë, në Turqi skuadra luajti me fanellën e tretë ku dominon ngjyra e kaltërt e errët, ndërsa ka edhe elemente me të kuq dhe bardhë.

23

logo-macro

Fanella e re zyrtare me ngjyrat tradicionale ‘kuqezi’ vjen me ndryshim në dizejn dhe vijat e deritashme vertikale, zëvendësohen me ato horizontale. Logoja e klubit njëjtë si më parë është e qepur, ndërsa në pjesën e djatthë të poshtme mund të shihet një ‘vulë’ e ‘bashkëpunimit’ Shkëndija-Macron. Ndërkohë në pjesën e epërme të prapme është qepur slogani i njohur i klubit, ‘Mbi të gjitha’.

macron

Fanella e dytë do të jetë e bardhë, me një qark të kuq në mangë, jakë dhe në fund të fanellës, ndërsa gjithashtu mund të shihen nuansë e lehtë e kombinimit të vijave vertikale të bardha dhe të përhitura. Fanella e tretë tani më dihet, pasi është përdorur në ndeshjet kontrolluese në Antalia dhe të fundit me Vllazërimin (5:1) në Veles.
Përveç fanellave, futbollistët janë furnizuar me gjithë mjetet tjera të nevojshme që arrijnë në rreth 20-të artikuj për futbollist.
42

Marrëveshja me ‘Macron’ parasheh furnizimin e klubit me të gjitha pajisjet teknike dhe veshjet të projektuara dhe prodhuara enkas për Shkëndijën. ‘Macron’ (www.macron.com) është kompani italiane me bazë në Crespellano, që po rritet në një lider evropian për prodhim të veshjeve sportive. ‘Macron’ dedikon suksesin për cilësi të lartë të produkteve, standard të lartë të shërbimeve dhe aftësinë e interpretimit më të mirë të nevojave të sportistëve.

14

32

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.