Kufre Ebong përforcon sulmin e Shkëndijës

No image

Shkëndija sjell goditjen e rradhës në merkato, duke anagazhuar në formë huazimi sulmuesin e talentuar nga Nigeria, Eyo Kufre Ebong. Me këtë lëvizje drejtuesit kompletojnë edhe vendin e fundit ku skuadra kishte nevojë. Prezenatimi i 20-të vjeçarit me fanellën ‘kuqezi’ pritet të bëhet së shpejti.

Eyo Kufre Ebong është futbollisti më i ri i Shkëndijës. Drejtuesit kanë gjetur akordin me 20-të vjeçarin nga Nigeria, i cili vjen si përforcim të madh për sulmin ‘kuqezi’. Bëhet fjalë për futbollistë të talentuar, anëtar i përfaqësueseve U 21 dhe U 23 të Nigerisë, i cili përveç si sulmues klasik, mund të luajë edhe në të dy krahët e fazës ofenzive. Ai vjen në Shkëndijë në formë huazimi nga rradhët e Akva United të Nigerisë, më opsion që në fund të sezonit të firmosë kontratë permanente. Me këtë lëvizje, Shkëndija kompleton planin e përforcimeve për gjysmëstinorin pranveror, pasi ardhja e Kufre Ebong plotëson repartin e sulmit. Nigeriani pritet t’i bashkohet Shkëndijës pas kompletimit të dokumentacionit, kur edhe do të bëhet prezantimi i tij në fanellën ‘kuqezi’.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.