Vazhdojmë punën në Tetovë, në “menu” Makedonija Gj.P.

No image

Me stërvitjen e parë në Tetovë pas kthimit nga Antalia, ekipi ka nisur javën e fundit para vazhdimit të kampionatit dhe ndeshjes të së dielës me Makedonija Gj.P. në Shkup. 

Pas kthimit nga faza përgatitore në Turqi, ekipi ka vazhduar sot stërvitjet në Tetovë për t’u përgatitur për vazhdimin e kampionatit. Skuadra ka zhvilluar seancën e parë stërvitore pas rikthimit, ndërsa u bashkua me grupin edhe mesfushorin e ri, Reshat Ramadani, i huazuar nga Dinamo Kiev deri në fund të sezonit. 

Ekipi praktikisht ka nisur javën e fundit para ndeshjes të së dielës kundër Makedonija Gj.P. në Shkup. Kjo javë pas fazë përgatitore në Turqi shënon momentin vendimtar për ekipin për të afruar sa më shumë formën për sfidat që e presin në kampionat.

Share Now