Trajneri kuqezi flet pas triumfit të 10-të sezonal

No image

Shkëndija dy xhiro para pauzës dimërore çon në katër pikë diferencën me skuadrat ndjekëse në renditje.  

• “Ishim serioz edhe pse luanim me skuadrën e fundit në renditje”
• “Futbollistët sot bënë detyrën dhe morëm fitore të rëndësishme”
• “Mendoj se menaxhuam mirë ndeshjen dhe nuk rezikuam fare”
• “Më brengos dëmtimi i Muratiti që shpresoj mos të jetë serioz”

Vazhdon seria pozitive e Shkëndijës që nuk njeh disfatën në 16-të ndeshje me rradhë në kampionat, ndërsa fitojmë 2:0 Bellasicën për tre pikëshin e 10-të në këtë kampanjë. Bejtullai në të parën dhe Ibraimi në pjesën e dytë sollën triumfin ndaj ekipit nga Strumica, me të cilin Shkëndija shkon në kuotën e 36-të pikëve, duke u shkëputur në 4 pikë nga ndjekësit.

Ernest Gjoka: Edhe pse luanim me ekipin e fundit në renditje, mendoj që përqendrimi i skuadrës ishte maksimal. Bëmë detyrat dhe sot arritëm sërish fitoren brenda në shtëpi për të vazhduar së më mirë dhe sa më larg.”Ernest Gjoka: “Mendoj që menaxhuam mirë ndeshjen, sigurisht se nuk këto nuk janë ndeshje të lehta, tashmë sa vjen dhe më shumë ndeshjet vështirësohen në sensin që ne me patjetër duhet të fitojmë dhe të mbajmë kreun dhe të shikojmë edhe kush gabon për t’u shkëputur nga rivalët. Kështu që menaxhuam mirë ndeshjen dhe i vetmi problem është dëmtimi i Muratit. Uroj që mos ta ketë dëmtim të rëndë. Rikthimi i Valonit nga dëmtimi na erdhi mirë, kështu që kemi filluar gradualisht të sjellim freski në skuadër.”

Ernest Gjoka: “Mendoj që e kemi potencialin që të vazhdojmë të jemi të kujdesshmë mos të pësojmë dhe me qetësi të zgjidhim situatat lartë në pjesën e sulmit. Diferenca që kemi krijuar mendoj se nuk është e madhe, duhet të jemi të përqendruar pasi këtë fundjavë kemi transfertë duke ditur se transfertat janë të vështira edhe nga fakti se lodhja tashmë çdo ditë e më shumë del në pah. Duhet të jemi të përqendruar dhe të vazhdojmë ritmin, me patjetër të mbajmë këtë ritëm dhe të kërkojmë gjithçka për ndeshjen e ditës së dielë dhe atë të fundit të kësaj faze.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME