Trajneri Gjoka flet pas fitores ndaj Vardarit

No image

Shkëndija dy xhiro para pauzës dimërore çon në katër pikë diferencën me skuadrat ndjekëse në renditje.  

• “Shumë e rëndësishmë në kampionat është të marrim tre pikët”
• “Na duhet përqëndrim dhe kujdes, kampionati bëhet më i fortë”
• “Vardari ka shumë probleme, por ne nuk duhet ta mendojmë kështu”

Shkëndija prek fitoren e 13-të sezonale dhe me 45 pikë të tubuara zgjeron epërsinë në 8-të pikë para Shkupit të vendit të dytë. Kuqezinjtë fituan Vardarin 2:1 në kuadër të xhiros së 20-të dhe tekniku Ernest Gjoka vlerëson se tre pikët ishin objektivi më i rëndësishëm. Murati na dha epërsi në minutën e 16-të, ndërsa një minutë më vonë barazoi Mirçevski. Goli i fitores ishte kryevepër e Alimit që ekzekutoi për mrekulli një goditje dënimi në minutën e 62-të.  

Ernest Gjoka: Mendoj se duhej të ishim më shumë agresiv dhe të kuptojmë se asnjë ndeshje nuk është e lehtë për ne. Edhe pse skuadra e Vardarit këtë vit ka shumë probleme, ne nuk duhet ta mendojmë kështu. Duhet ta mendojmë që të jemi përherë të saktë dhe të përqendruar 100%. Por gjithsesi shumë e rëndësishmë në kampionat është të marrim tre pikët. Arritëm i morëm këto tre pikë dhe vazhdojmë të jemi të përqendruar dhe shumë të kujdesshmë sepse kampionati sa vjen e bëhet më i fortë.”

Ernest Gjoka: “Nganjëherë duam apo s’duam ne, kur sheh se kundështari është nën potencialin tonë, ndodh që vetëvetiu përqendrimi të bjerë. Nuk është se skuadra nuk është e kujdesshme, ne jemi të përqendruar, por janë momente kur nuk duhet të gabojmë pasi neve nuk na lejohen bëjmë gabime.”

Ernest Gjoka: “Duhet ta kuptojmë dhe besoj se e dimë se ne jemi vetëm në këtë luftë dhe neve na mban në luftë vetëm forca jonë, përqendrimi jonë dhe karakteri jonë. Shkëndija është e tillë dhe prandaj them se duhet të jemi të kujdesshëm dhe agresiv, sepse përmes këtyre gjërave unë mendoj se skuadra vepron dhe pastaj del krejt cilësia që kemi brenda.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME