Totre i pezulluar për ndeshjen e radhës, kthehet Adili

No image

Kapiteni humb ndeshjen me Gostivarin shkaku i pezullimit, për të njejtat arsye mungon Dita, ndërsa të dielën kthehet në kombinim Adili. 

Kuqezinjtë me intensitet të shtuar vazhdojnë pëgatitjet për ndeshjen e radhës, kur të dielën në Tetovë në kuadër të xhiros së 20-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut presim Gostivarin. 

Dueli i parë zyrtar si vendas në vitin 2024 na sheh pa kapitenin Ennur Totre, i cili të dielën e shkuar në fitoren 1:0 ndaj Makedonija Gj.P. u ndëshkua me karton të verdhë, i pesti për të në këtë sezon që automatikisht nënkupton pezullim prej një ndeshje. 

Kundër Gostivarit mungon edhe Bruno Dita, i cili vuan pezullimin prej dy ndeshjeve pas kartonit të kuq me Sileksin, në ndeshjen e fundit të gjysmësezonit vjeshtor. Mesfushori humbi sfidën me Makedonija Gj.P., ndërsa me pauzën e ndeshjes së radhës i skadon pezullimi dhe do të jetë në dispozicion për duelin e xhiros së 21-të. 

Ndërkohë lajm pozitiv është kthimi i Mevlan Adilit. Mbrojtësi kishte pesë kartona dhe pushoi ndeshjen e shkuar, derisa tashmë është në kombinim për takimin me Gostivarin të dielën në Tetovë me fillim në orën 14:00. 

Share Now

Related Post