Të shtunën luajmë testin me Arsimin

No image

Kuqezinjtë nisin serinë e 6 ndeshjeve kontrolluese, kur ndaj Arsimit do të zhvillojmë testin e parë për vitin 2024.

Pas 12-të ditëve stërvitje intensive nën urdhërat e trajnerit Jeton Beqiri, të shtunën është paraparë të luhet një takim kontrollues me Arsimin e Çegranit. Dy ekipet do të testojnë gjendjen momentale të futbollistëve pasi dy javët e shkuara u punua në ngritjen e forcës fizike dhe kondicionale dhe ndeshja e caktuar do të jetë mundësi që dy ekipet të ndjejnë topin në një duel ku pritet shans të marrin gjithë futbollistët, kuptohet me minutazh të caktuar pa rrezikuar mbingarkesë në këtë periudhë të përgatitjeve ku ndërtimi i lojës do të jetë në fazë fillestare. 

Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Arsimi është planifikuar të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë (nëse kushtet atmosferike lejojnë) me fillim në orën 14:00. 

Share Now

Related Post