
Pas pauzës dy javore për shkak të ndeshjeve kontrolluese dhe kualifikuese të ekipeve përfaqësuese, në fundjavë rrikthehen detyrimet kampionale. Xhiroja e 24-t sjell transfertë të vështirë për Shkëndijën, që do të jetë mysafire e Rabotniçkit në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup. Ndeshja do të luhet të shtunën, një ditë para takimeve tjera të kësaj xhiroje, me fillim në orën 16:00.
Ndërkohë në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 25-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija është vendase e Sileksit dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur që kjo ndeshje të luhet në stadiumin në Çair të Shkupit. Përballja Shkëndija-Sileksi luhet të mërkurën, me fillim në orën 16:00.
Leave us a reply