Shkëndija nga e diela rikthehet të luajë në Tetovë

No image

Përfundojnë vuajtjet dhe endjet për të luajtur si vendas në stadiume të ndryshme në gjithë Maqedoninë, pasi që të dielën Shkëndija përballë Renovës do të rikthehet të luajë në stadiumin e qytetit në Tetovë. Biletat për ndeshjen Shkëndija-Renova do të dalin në shitje prej të premten në mëngjes dhe do të mund të sigurohen në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës.

Tashmë është zyrtare. Shkëndija të dielën do të përballet me Renovën në stadiumin e qytetit në Tetovë, në ndeshjen e xhiros së 26-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë ka dhënë dritë jeshile që të dielën të lëshohet në përdorim tereni i rinovuar në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe Shkëndija bashkë me Renovën do të kenë fatin në përballjen mes veti të luajnë në tapetin e ri.

Për shkak të interesimit të madh, lusim tifozët që të vijnë sa më herët në stadium me qëllim të shmangjes së rëmujave të panevojshme, ndërsa dyert e tribunave do të mbyllen 15-të minuta para fillimit të ndeshjes. Me këtë rast biletat për ndeshjen Shkëndija-Renova do të dalin në shitje prej të premten në mëngjes dhe do të mund të sigurohen në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të Tetovës, ndërsa do të ketë edhe ditën e ndeshjes tek pikat për shitje te stadiumi i qytetit.

Ndeshja Shkëndija-Renova luhet të dielën, me fillim në orën 16:00.

 

Shpërndaje

Postime të ngjajshme

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.