Të rreshurat e borës shtyjnë 5 ndeshje të xhiros së 19-të

No image

Të rreshurat e borës shtyjnë 5 ndeshje të xhiros së 19-të

Përballja Sileksi-Shkëndija nuk do të luhet sot, pasi të rreshurat e borës bënë që e njejta të shtyhet për fundjavën e ardhshme.

Ndryshim plani të orarit të Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoni për arsye natyrore. Kuqezinjtë megjithatë nuk do të nisin sot gjysmësezonin pranverorë edhe pse skuadra prej mbrëmë gjendej në Kratovë për ndeshjen e sotme me Sileksin. Të rreshurat e borës kanë detyruar Komisionin për Gara pranë FFM-së të marrin vendim për shtyerjen e 5 ndeshjeve të xhiros së 19-të (takimi A. Pandev-Rabotniçki u luajt të shtunën) për fundjavën e ardhshme. Kështu, ekspedita kuqezi që kaloi natën në Kratovë, kthehet në Tetovë ku do të vazhdojë punën për t’u kthyer në Kratovë sërish pas një jave për të zhvilluar takimin Sileksi-Shkëndija.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME