Të premten testohemi nga FK Sarajevo

No image

Ndeshja e tretë kontrolluese në përgatitjet në Slloveni na vendos përballë një prej klubeve më të suksesshme në BeH, FK Sarajevo.

Pas të mërkurës së lirë futbollistët kuqezi sot janë kthyer intensitetit maksimal duke zhvilluar dy seanca stërvitore. Stafi teknik vazhdon të implementojë tempo të lartë duke ecur sipas planprogramit dhe në këtë drejtim e premtja sjell ndeshjen e tretë kontrolluese në fazën përgatitore në Slloveni.

FK Sarajevo, një prej klubeve më të suksesshme në Bosnje e Hercegovinë do të testojë formën momentale të kuqezinjëve, pasi deri tani kemi luajtur me Petrolul Ploiestin (3:2) dhe NK Rogaska (1:0). 

Pasi mungoi kundër NK Rogaskas shkaku i një dëmtimi në ekip kthehet Erald Çinari, ndërsa për arsye të njejta (lëndim) ndaj Sarajevës nuk do të jetë në kombinim Kamer Qaka. 

Përballja Shkëndija-Sarajevo luhet të premten me fillim në orën 17:30 në terrenin e NK Stojnci në Slloveni. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME